Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje me koordinatorët e forcës politike që ai drejton për qarqet e Shkodrës, Lezhës dhe Dibrës. Të pranishëm në takimin e pasdites ishin edhe sekretari i përgjithshëm i socialistëve Gramoz Ruçi, si edhe ministrat Shkëlqim Cani dhe Mimi Kodheli.

Në qendër të takimit të zhvilluar ishin zgjedhjet e brendshme në Partinë Socialiste. Por, për shkak të situatës politike në vend, lëvizjet e kryeministrit Rama ishin sot gjithnjë në fokus të mediave. Kjo siç duket ka irrituar disi kryeministrin dhe kreun e Partisë Socialiste, i cili i ka ironizuar gazetarët pas daljes nga takimi: “Ore, jeni në vete ju. Çdo mbledhje grupi që bëjmë ne, ju prisni këtu. Ikni bëni ndonjë punë tjetër.”

Siç duket, ngarkesa e ditës ka bërë të vetën, duke e lodhur kryeministrin.