TIRANE-Partia Socialiste ka zbardhur shkurt takimin e zhvilluar sot mes Fyle dhe Ramës në selinë e PS.
“Kryetari Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle folën për fatin europian të Shqipërisë para dhe pas zgjedhjeve.
Siç e paralajmëroi në Twitter përpara fillimit të takimeve, komsioneri adresoi disa çështje kyç për funksionimin e shteti dhe për çfarë duhet bërë konkretisht që zgjedhjet të mos preken si në të shkuarën.
Të dy palët u dëgjuan, me shqetësim, për gjendjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare”.
Më tej PS, në njoftimin për shtyp, bën të ditur se Rama i paraqiti Fyles propozime që garantojnë sipas tij, ndershmëri në zgjedhje.
“Kryetari Edi Rama paraqiti propozime konkrete, për të garantuar lirinë e ndershmërinë e zgjedhjeve dhe për të siguruar që pas 23 qershorit Shqipëria të jetë e çliruar nga pengesat.