Me debate po shoqërohet seanca e sotme plenare. Gjatë fjalës së saj, deputetja e PD-së, Ina Zhupa replikoi për rrëzimin e kërkesës së Berishës për interpelancë me Ramën.
Ajo tha se me ardhjen e Berishës në Kuvend nuk ka asnjë rrezik për prishjen e provave.
“Para 6 muajsh kam bërë një kërkesë për interpelancë me zotin Gonxhe dhe ende nuk di se çfarë është bërë me atë kërkesë. Tenderat për familjarët tregojnë që Rama është hajdut. Duhet të njoftonit policinë që Berisha të vije ne seance. Por me ardhjen e Berishës në seancë, nuk ka rrezik për prishje të provave.”, tha Zhupa.