DURRËS, 24 shtator 2013 – Dega e PS Durrës shtyn mbledhjen e këshillit bashkiak të qytetit nr. 2 të Shqipërisë. Sikurse ishte paralajmëruar, më 24 shtator 2013, këshilltarët e koalicionit majtë plus ata të LSI-së, ish-anëtarë të koalicionit të djathtë, do të mblidheshin të zëvendësonin kryetarin aktual me një nga grupi “rozë” / “lejla”. “Dyrrah”-u mësoi nga kreu i socialistëve durrsakë Alfred Mullaraj se mbledhja do të zhvillohet të shtunën, më 28 shtator 2013, ora 10:00. I pyetur nga “Dyrrah”-u nëse është përcaktuar emri i kryetarit të “parlamentit” qytetës, Mullaraj tha se ende nuk ka ndonjë kandidaturë zyrtare dhe se diskutimet do të vazhdojnë dhe në ditët e ardhshme. Kryebashkiaku Vangjush Dako i la të kuptohej “Dyrrah”-ut se emri i Albano Ramohitajt është një nominim serioz.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





