Socialistët janë tërhequr nga zhvillimi i seancës plenare këtë javë. Kryetari i Grupit ka infomuar deputetët e PS-së se seanca e radhës është vendosur për të hënën e 30 tetorit.

“Kolegë nuk do te zhvillojmë seancë këtë javë. Seanca e radhës , të hënën, më 30 tetor, për çështjet e zgjedhësve. Vijojmë në ditët në vazhdim nëpër zona, me vendimet që u morën në mbledhjen e Grupit”, shkruhet në mesazhin drejtuar deputetëve të PS.