Në një kohë kur opozita nuk mori pjesë në seancën e sotme plenare, maxhoranca ka shtyrë votimin për magjistratët shtyhet për seancën tjetër pasi për këtë ligj nevojiten 84 vota.
Ka qenë kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ai që ka kërkuar shtyrjen e ligjit, ndërsa i bëri thirrje LSI që të marrë pjesë në votim.
"Kërkoj shtyrjen e ligjit për magjistratët. I bëj thirrje LSI që e ka votuar këtë ligj një herë. Thirrje kolegëve që votuan reformën në drejtësi; mos t’i shmangemi përgjegjësisë që kemi bashkë", tha Balla.





