Saimir Tahiri, në cilësinë e anëtarit të Kryesisë së Partisë Socialiste, ka deklaruar se Edi Rama do të rikonfirmohet në kongres si kryetari i kësaj force politike. Por, kjo nuk do të thotë se në Partinë Socialiste do të ketë zgjedhje në kuptimin e plotë të fjalës.

Pavarësisht thirrjeve se Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste i ka mbaruar mandati dhe se ai duhet t’i nënshtrohet zgjedhjeve, kjo nuk ka për të ndodhur. “Zgjedhja e kryetarit me parimin “një anëtar, një votë” bëhet vetëm në rastet kur partia është në opozitë,” – ka thënë Tahiri.

Me fjalë të tjera, socialistët do të mund të zgjedhin një kryetar të ri vetëm kur Partia Socialiste të humbë zgjedhjet. Megjithatë, në një rast të tillë, Edi Rama do të duhet të japë dorëheqjen.

Ndërëkohë, në kongresin e parashikuar për më 18 mars, Tahiri nuk e qartësoi formulën se si Rama do të konfirmohej në krye të Partisë Socialiste.