Përkrahës të deputetit Ben Blushi, tetë anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kanë krijuar sot Lëvizjen për Demokraci në Partine Socialiste. Grupi brenda PS që krijoi këtë lëvizje janë të njëjtët që kanë kërkuar ndryshime në statut dhe zgjedhjen e kryetarit, të cilën edhe e zyrtarizuan përmes letrës dërguar Komisionit te Garancive Statutore ne PS. Anetaret e ketij grupimi janë Ben Blushi, Mimoza Hafizi, Maqo Lakrori, Namik Koplik, Rexhep Mejdani, Ndre Leisi, Petrit Ago dhe Mimoza Hasrama.

“Kam kërkuar vetëm të zbatohet statuti. Po votohet në të gjitha forumet veç kryetari. Pa zgjedhje të ndershme nuk ka mirëqenie e prosperitet. Nëse shkohet në referendum shkohet për një çështje, nëse shkohet në zgjedhje shkohet për emra. Nëse do  të më duhet të zgjedh mes Shqipërisë dhe PS, zgjedh Shqipërinë,” – mësohet të jetë shprehur Blushi gjatë fjalës së tij në Asamblene Kombetare te PS.

"Ajo që ka ndodhur ka ndodhur, – ka thene Blushi. – Por ajo qe s'ka ndodhur nuk ka pse te ndodhë. Unë nuk dua t'i bej gjyq askujt dhe nuk pranoj qe dhe mua te me behet gjyq. Anglezët kane një shprehje, lost in translation, që do te thotë se shumë keqkuptime lindin për shkak te përkthimit. Askush nga ne nuk ka nevoje për përkthim kur lexon Statutin. Ne kemi një Statut qe është i përbashkët dhe kemi disa lexime te tijat, çka janë te përveçme. Unë nuk dua te paragjykohem se pse e lexoj Statutin si një norme qe cakton zgjedhjet ne këtë parti një here ne katër vjet. Dhe nuk kam pse gjykohem kur them se jemi ne vitin e shtate pa zgjedhje. Megjithatë, ajo qe dua te them para jush është se si pasoje e leximit dhe kuptimit te këtij Statuti ne duhet te kemi zgjedhje për te gjitha strukturat e partisë, çka po ndodh, përfshi edhe kryetarin, çka me sa duket nuk ka për te ndodhur. Nëse do kishte apo do kete zgjedhje, natyrisht shumëkujt këtu përfshi edhe mua do ti lindte e drejta te merrte pjese dhe kjo as duhet gjykuar dhe as duhet paragjykuar si një Lost in Translation. Pyetja qe kam unë për te gjithë ju, është, pse nuk duhet te ketë zgjedhje? Pse te gjithë duhet te zgjidhen dhe vetëm kryetari partisë duhet te përbëje përjashtim nga ky parim? Pse po zgjidhen delegatet, asambleja e re, kryesia, sekretaret dhe kryetaret e partive neper bashki me përjashtim te kryetarit te partisë? A i kemi fituar te gjithë zgjedhjet? A jemi te gjithë fitimtare ne zgjedhjet e vitit 2013? A kemi marre te gjithë bashke 1 milion vota apo këto i ka marre vetëm një njeri dhe gjithë ne te tjerët kemi qene mbrojtës se votave te një njeriu? Sikur tju pyesja veç e veç, jam i bindur se te gjithë do me jepnin te njëjtën përgjigje. Zgjedhjet i kemi fituar te gjithë bashke. E megjithatë nuk jemi te barabarte. Mendoj se është e qarte se po shkojmë drejt një partie me dy kate te drejtash. Një njeri ka me shume te drejta se gjithë te tjerët te marre bashke. Po shkojmë drejt një absurdi sipas te cilit nuk duhet respektuar statuti ne fuqi por duhet respektuar statuti qe nuk ka hyre ende ne fuqi. Kjo do mbahet mend gjithë jetën si një barsolete e demokracisë si një shpikje qe nuk lind nga arsyeja por nga frika. Por kush ka frike nga partia e vet? Unë për vete jo. Dhe kjo qe po them nuk ka lidhje me mua. Nuk ka lidhje me atë qe dikush e quan ambicia ime. Kjo është çështje parimesh."