Partia Socialiste, përmes përfaqësueses së saj Bora Buzhaqi, i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që të vonojë procesin e numërimit të votave dhe t’u kërkojë komisionerëve të saj që të vazhdojnë punën.
“Ndërkohë që shqiptarët presin përfundimin sa më parë të numërimit, dëshirojmë që ti bëjmë miqësisht një apel rivalëve tanë, PD-së, për të mos e vonuar procesin duke kërkuar vazhdimisht pushim. Nuk ka kohë për pushim. Qytetarët meritojnë ta mësojnë një orë e më parë rezultatin përfundmitar. Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Të dy vizionesh dhe platformash të ndryshme që kanë ndezur për javë debatin publik.
Ata janë shprehur qartë dhe partitë kanë detyrën tju shërbejnë për nxjerrjen e rezultatit. Pa humbur asnjë minutë. Shqipëria ka fituar. Shqipëria ka fituar një festë demokratike që nuk duhet prishur me asnjë zgjatje të panevojshme dhe të padobishme për askënd. Në emër të PS dhe kryetarit Edi Rama dua që t’i falenderoj të gjithë vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur dhe u kërkoj që të vazhdojnë me këmbëngulje dhe përkushtim, me korrektesë shembullore punën e tyre.
Durim dhe angazhim deri në fund. Çdo votë të numërohet merespekt të plotë të sovranit. Fitorja e PS është tanimë shumë e qartë por fitorja e Shqipërisë duhet vulosur me angazhimin e përbashkët me PD-në, për ta ,mbyllur numërimin pa humbur kohë”, deklaroi Buzhaqi.





