Teksa na ndan një orë nga mbyllja e procesit të votimit, Partia Socialiste ka dalë në një deklaratë për media.
Zëdhënësja e PS-së për fushatën elektorale, Bora Muzhaqi u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë dhe të votojnë.
Në deklaratën e saj, ajo tha se sa më shumë që qytetarët të marrin pjesë në votime, aq më shumë politika i merr parasysh hallet e tyre.
“Kush nuk ka votuar ende, le të përfshihet në proces, të shkojë e të votojë. Ushtroni të drejtën tuaj themelore, në këtë ditë kur politika hesht dhe populli flet. Ndiqni shembullin e atyre, që deri tani e bënë detyrën e tyre. Mos harroni se sa më shumë të merrni pjesë në zgjedhje, aq më shumë politika i merr parasysh hallet tuaja. Votoni”, tha zëdhënësja e PS.





