Shkrimtarja Erika L. James, e njohur për triologjinë erotike “Fifty Shades of Grey”, “Fifty Shades Darker” dhe “Fifty Shades Freed”, duket se i është futur me kokë studimit të historisë shqiptare.
Madje ka ngacmuar edhe fansat e saj me postimin e bërë ku shfaqet duke lexuar e studiuar Kanunin e Lekë Dukagjinit.
Ka qenë vetë shkrimtarja, ajo e cila në llogarinë e saj në “Instagram” ka postuar një foto të kanunit duke bërë me dije se është duke bërë një punë kërkimore për të.
“Duke hulumtuar, #TM 2”, ka shkruar ajo duke bërë me dije se po punon për librin e ri “The Mister 2”, ku duket se sërish do të flitet për shqiptarët.
Në librin e parë, trajtohet historia e aristokratit Maxim Trevelyan, i cili bie në dashuri me shërbëtoren, Alesia Demaçi, një shqiptare që shkon në Angli pa letra dhe bie pre e një fejese të padëshiruar, ndërkohë që i ati i vajzës kërcënon Maksimin që të martohet me vajzën e tij, ndryshe përgjigjet Kanuni.