Princi Harry dhe Meghan Markle thuhet se nuk ishin të ftuar në dasmën e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz. Ndërsa dasma ishte e mbushur me të ftuar të famshëm, duket se jo të gjithë e morën ftesën e pritur.

Princi Harry dhe Meghan Markle ishin përfolur si të ftuar në ditën e madhe, kjo sepse David dhe Victoria morën pjesë në dasmën e tyre në vitin 2018 dhe David e ka quajtur gjithmonë Harry-n një mik të ngushtë dhe një person ‘të mahnitshëm’.

Megjithatë, The Mirror sugjeron se ata nuk morën një ftesë dhe u lanë mënjanë në favor të Princit William dhe Kate. Një burim i tha gazetës se David dhe Victoria ishin në mëdyshje se cilin çift mbretëror të ftonin për shkak të “përçarjes” së supozuar mes vëllezërve. Dhe në fund, ata zgjodhën të ftonin Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit falë historisë së tyre të gjatë të miqësisë.