Për disa njerëz nuk ka rëndësi çfarë stine është, sepse sado që të jetë temperatura, ata kanë ftohtë. Dhe ka edhe nga ata që u duket sikur kanë vapë të veshur me një bluzë pambuku dhe xhinse në mes të dimrit. Tani do mundohemi të shpjegojmë çfarë ndodh.
Nëse ke gjithmonë vapë, ose ftohtë, mund të jesh shumë e stresuar
Women’s Health shkruan që një situatë stresuese si një sherr, ngarkesë e madhe pune dhe agjenda e ngjeshur mund të jenë shkaqe të të ftohtit ose nxehtit në temperatura normale. Michael Lynch, një neuropsikolog klinik, thotë që ndodhin shumë gjëra brenda trupit që shkaktojnë të ftohtin ose vapën nga stresi. Ai thotë që nëse je i stresuar, sistemi nervor autonom aktivizohet duke u nxitur, duke e çuar gjakun në organet kryesore.
Ky është reagimi i trupit. Kështu që nëse ndjen shumë vapë në zyrë kur asnjë nuk heq xhupin, mund të jetë nga ndonjë sherr që ke pasur me miqtë ose familjen. Përpiqu ta lësh stresin e panevojshëm në shtëpi dhe vazhdo pozitivisht me ditën për të qenë i qetë, i freskët dhe komfort.
HealthBlurbs shkruan që shpesh nuk vihen re problemet që shkaktojnë të ftohtin si anemia, kequshqyerja, infeksionet, mbipesha apo të qenit nën peshë deri të pobleme të fshehta me tiroidet.
Si mund ta zgjidhim këtë?
Me kontrolle të rregullta mjekësore dhe biseda të hapura me mjekun. Këto shqetësime mund të bëhen më serioze, ose mund të të lënë gjithmonë në gjendjen e vapës ose të ftohtit ekstrem.
Lumturia mund të ndikojë temperaturën tënde të brendshme
Edhe nëse temperatura e dhomës ose mjedisit jashtë është normale, shumë nga ne mund të ndihen keq për shkak të gjendjes emocionale. Raportet tregojnë që kur njerëzit ndihen të izoluar, të vetmuar ose të depresuar, ka më shumë mundësi të kenë ethe. E kundërta është e vërtetë për ato herë kur ndihemi të përfshirë ose më socialë.
Po ajo ndjesia e ngrohtë që të kap kur je me njerëzit që do? Ajo është një ndjesi fisike që na bën më të ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe na bën të ndjehemi më të ngrohtë dhe të lumtur sesa kur rrethohemi nga njerëz të huaj. Pra kur e kemi zemrën e ftohtë dhe ne kemi ftohtë!
Si të mos keni shumë vapë dhe shumë ftohtë
Duket sikur ka pak mundësi për të zbutur të ftohtin ose të ndalosh djersitjen pa shkak. Gjithçka, nga veshjet te ushqimet, luan rol në përshtatjen e trupave me temperaturën.
Disa ushqime ndihmojnë balancimin e të ftohtit dhe të ngrohtit, si supat dhe karbohidratet që na ndihmojnë të mos kemi ftohtë në dimër. Perimet dhe jeshillëqet gjatë vakteve do ju ndihmojnë në muajt më të nxehtë të verës.
Gjithashtu po ta gradoni kondicionerin në 21-24 gradë C do ju ndihmojë të ruani temperaturën normale dhe të gjeni pikën më të përshtatshme brenda këtyre temperaturave është shumë e rëndësishme për t’u ndjerë mirë.