Zbardhen diskutimet që u zhvilluan sot mes Erion Alibej dhe Henrik Hoxhës në seancën gjyqësore të radhës në Gjykatën e Posaçme të Apelit për dosjen “Plumbi i artë”.

I penduari i drejtësisë Erion Alibej i është drejtuar Hoxhës me pyetjen se përse ka dashur që të vrasë Elton Kilën, i njohur ndryshe si Oti Kila.

Ky i fundit është shprehur se bisedën për të kryer këtë vrasje e ka kryer me Nuredin Dumanin gojarisht në Elbasan, ndërsa më pas e kanë komunikuar edhe nëpërmjet aplikacionit.

I pyetur për arsyen e mundshme se përse Nuredin Dumani e kërkonte të ekzekutuar personin në fjalë, Hoxha tha se “Nuredini se c’thoshte për një lidhje. S’e di mirë.”

Pjesë nga diskutimi:

Erion Alibej:  Bisedën me Nuredinin për vrasjen e Oti Kilës e ke bërë gojarisht apo në aplikacion?

Henrik Hoxha: E kam bërë gojarisht në Elbasan. Ka qenë para se të bije ti në burg. Ka qenë pas vrasjes së vëllezërvve Haxhia. Herën e dytë, që u ndërmorën veprime e kemi diskutuar në aplikacion.

Erion Alibej: Pse doja ta vrisja Oti Kilën, sipas Nuredinit?

Henrik Hoxha: Nuredini se c’thoshte për një lidhje. S’e di mirë.

Erion Alibej: Kam qenë prezent, bashkë me Nuredinin, kur është bërë biseda në aplikacion për Sokol Sanxhaktarin.

Henrik Hoxha: Tani, unë po them ca më ka thënë Nuredini. Se është palaço ai ca të bëjmë.

Erion Alibej: Kur ke shkuar në Elbasan, që të priti dikush me C-Class gri. Skerdi Tasi tha se ai ishte kunati i Alibejt. E njeh kunatin tim.

Henrik Hoxha: Jo, nuk e njoh.