Shpesh kemi dëgjuar se mëngjesi është fakti më i rëndësishëm i ditës. Po përse duhet të hani gjithmonë vaktin e mëngjesit?
Sipas studimeve, mëngjesi është një pjesë e madhe e ditës. Ka disa efekte që vijnë si pasojë e shmangies së mëngjesit, më poshtë janë listuar disa nga më të rëndësishmet.
Rritja e rrezikut të diabetit
Sipas asaj që shkruan The Sun, shanset për t’u prekur nga diabeti rriten duke lënë mënjanë mëngjesin.
Nga femrat e përfshira në studim, u vu në dukje se ata që hanin mëngjes zero deri në gjashtë herë në ditë, kishin rrezik më të lartë të diabetit se sa ato që hanin çdo ditë.
Rritja e rrezikut të sëmundjeve të zemrës
Studimet kanë treguar se shmangia e mëngjesit është e lidhur me hipertensionin dhe nivelet e sheqerit në gjak. Një studim zbuloi se kishte më pak sulme në zemër tek meshkujt midis 45 dhe 82 vjeç, të cilët hanin mëngjes se sa te ato që hanin.
Ndihmon kujtesën tuaj
Në vitin 2005, një meta-analizë e botuar në Journal of the American Dietetic Association zbuloi se ngrënia e mëngjesit mund të përmirësonte kujtesën. Kjo në thelb do të thotë se ndihmon trurin tuaj të punojë më mirë, duke përmirësuar logjikën dhe kujtesën.
Ndihmon në humbjen e peshës
Nuk tingëllon e besueshme, por në fakt të hash mëngjes ndihmon në humbjen e peshës. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se ata që kishin ngrënë mëngjes si vaktin më të madh të ditës humbën një peshë të konsiderueshme krahasuar me ata që kishin një darkë më të bollshme.