Kim Kardashian është vënë sërish në qendër të kritikave, këtë herë për mënyrën se si ishte veshur vajza e saj 12-vjeçare, North West, gjatë pushimeve të fundit në Romë.
Pamjet nga dalja e tyre publike kanë shkaktuar reagime të ashpra në rrjete sociale, me shumë ndjekës që e kanë quajtur “të papërshtatshme” zgjedhjen e veshjeve për moshën e saj.
North u fotografua duke ecur përkrah nënës së saj, e veshur me minifund, korse dhe me flokët e lyer blu dhe jeshile. Ndërkohë, Kim zgjodhi një fustan të zi saten me dantellë dhe një dekolte të theksuar.
Në rrjetin social X (ish-Twitter), përdoruesit nuk kursyen komentet: “Cila 12-vjeçare vesh korse? Kim me të vërtetë nuk di si të jetë një nënë e përgjegjshme”, shkroi një përdorues.
“Pse e bëjnë të duket kaq e vjetër?” “North është vetëm 12 vjeç, është çmenduri për mua ajo që po shoh.”
Reagime të shumta u shpërndanë edhe në platformën Reddit, ku një komentues shkruante:
“North vesh rroba shumë vajzërore vetëm kur është me Kim. Zakonisht vishet ndryshe.”
Një tjetër komentoi: “Ajo kurrë nuk pati mundësinë të ishte fëmijë.”
Ndërsa shumë të tjerë u shprehën të shqetësuar për rolin e Kim si nënë, duke thënë se ajo “duhet të jetë nëna, jo shoqja”.
Kim Kardashian dhe Kanye West janë prindër të katër fëmijëve: North, Sadie, Chicago dhe Salma. Çifti filloi lidhjen në vitin 2012 dhe u martua në 2014 në Itali, por në vitin 2021 paraqitën kërkesë për divorc.





