Stine është një nga këngëtarët më të dashur të publikut dhe krahas muzikës figura e tij publike është lidhur me emrin e moderatores Roza Lati. 

Kjo për shkak të një lidhje dashurie, e cila zgjati dhe në fund përfundoi krejt papritur. Ajo që e bërë këtë lidhje të pa harrueshme për publikun janë dhe këngët e shumta që Stine i kushtoi Rozës.

Pavarësisht të gjithave, Stine dhe Roza e kanë lënë pas hisorinë e tyre, janë miq të mirë dhe secili ka rifilluar jetën. Stine është babai i një vajze, por partneren e tij e ka mbajtur gjithmonë larg syrit të medias.

Këngëtari nuk ka dhënë shumë detaje për Gracian, partneren e tij në rastet kur ka folur publikisht për marrëdhënien e tij me të.

Gracia është gjithashtu këngëtare, por jo aq e famshme sa babi i vajzës së saj.

Gracia bie në sy si një vajzë tejet tërheqëse dhe seksi. Fotot e saj nuk lenë shumë vend për diskutime. Por ajo që bën kureshtarë është fakti se pse Stine e ka mbajtur shumë sekret imazhin e bukuroshes.