Djali i Nard Kokës është ndaluar 2 orë më parë në unazën e ish- Kënetës së Durrësit, pasi ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi tej normave të lejuara dhe pa dokumentacionin e duhur.
Burime zyrtare bëjnë me dije se 27- vjeçarit G.Koka, i është hequr leja e drejtimit.
Pas kësaj mësohet se Nard Koka, vëllai i ministrit të Mjedisit, ka shkuar në polici për të marrë informacione për heqjen e patentës së djalit.
Policia pritet të dalë në një njoftim zyrtar në orët në vijim.





