Që prej 11 gushtit 2022, “mbreti i lotove” Ervis Martinaj është zhdukur pa gjurmë.

Fati i tij mbetet mister, ndërsa hipotezat mbi zhdukjen e tij janë të shumta, që nga inskenimi deri te vrasja nga kundërshtarët e tij.

I shumëkërkuari i drejtësisë, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, ka mbajtur në shtëpi një këlysh luani.

Këlyshi i Ervis Martinajt ishte bërë një destinacion “turizmi” për foto të miseve dhe të famshmëve të rrjeteve sociale, të cilat më pas i hidhnin në Instagram për shkak edhe të faktit se bëhej fjalë për një kafshë të rrallë.

Së fundmi, gazetari Artan Hoxha publikoi të dhëna në lidhje me komunikimet e fundit të Martinajt me familjen. Sipas Hoxhës dy SMS-të e fundit të tij lidhen me paralajmërimin se do të shkonte policia për kontroll dhe i dyti, që t’i jepnin ushqim luanit që kishte te vila e tij.

Por pse Martinaj mbante një kafshë të tillë?

Duket se kjo ka të bëjë më shumë më një model të bosëve të mëdhenj të biznesit ose të trafikut të drogës, të cilët kanë mbajtur shpesh në banesat e tyre këlyshë luani apo tigri.

Kjo për të treguar superioritet dhe më në modë kjo ide është në vendet e Amerikës Latine, ku gëlojnë kartelet e drogës.

Gjithashtu sjellim në kujtesë se edhe El Chappo, numri 1 i trafikut të drogës në botë, mbante këlyshë tigri dhe pas rënies së tij në burg, janë fëmijët që kujdesen për të.