Kryeministri Edi Rama u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story”, se nuk i interesojnë aspak ato që thuhen për Rrahman Rrahjen, Jyrgis Çyrben dhe Ilir Ndraxhin.

“A keni fakte për ta, nuk merrem une me llafe që bëjnë mediat”, tha Rama.

Të tre deputetët janë konfirmuar në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Durrësit.

“Këta janë përfaqësues të këtyre komuniteteve dhe marrin vota. Se edhe Paulin Sterkaj nuk merr foltoren e Kuvendit dhe të mbajë atje fjalime, por ka vota në zonën e tij”, tha Rama. Ai u shpreh se askush nuk mundet të kriminalizojë komunitetet që përfaqësojnë Ndraxhi, Çyrbja dhe Rrahja.

Sipas tij, ambasada amerikane ka bërë shumë mirë që ka sjellë në vëmendje ligjin e dekriminalizimit, por këta deputetë s´kanë asnjë lidhje me të.