Policia e Durrësit ka reaguar mbi ngjarjen në Rrashbull, ku pati një shpërthim me tritol.

Policia thotë se janë shoqëruar 3 shtetas që dyshohet se kanë dijeni për rastin. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda plasëse është hedhur për shkak të një konflikti për motive pronësie.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në Rrashbull, Durrës, në ambientet e jashtme të mobilierisë në pronësi të shtetasit L. A., 36 vjeç, ku u hodh një sasi lënde e dyshuar plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve.