Me 3 vite burg është dënuar një mësues në Pejë të Kosovës pasi ngacmonte seksualisht nxënëset e tij.

Përmes komunikatës për media, gjykata Themelore në Pejë bën të ditur se të dënuarit, gjithashtu i është ndaluar ushtrimi i profesionit të mësimdhënies për 5 vite. 

“I pandehuri B.V në cilësinë e mësimdhënësit, ka prekur me qëllime seksuale dhe duke shfrytëzuar moshën e tyre të ndjeshme, në mënyrë të vazhdueshme me veprime të pahijshme që bie ndesh me etikën e një pedagogu si mësimdhënës.

Ai ka filluar ngacmimin seksual te nxënëset me fjalë joshëse si: je e bukur, pse sot flokët i ke kap ne këtë mënyrë etj., e me pas duke i prekur në pjesë të ndryshme të trupit, e të cilit i është besuar edukimi, kujdesi dhe mbikëqyrja”, thuhet në njoftimin e gjykatës.