Aktorja Amber Heard është marrë në pyetje nga avokatët e Johnny Depp në seancën e fundit gjyqësore. Avokatja e Depp, Camille Vasquez i tha Heard: “Johnny nuk iu ka hedhur asnjë shikim gjate seancave të gjyqit, apo jo”?

Amber tha se nuk mendonte kështu. Ndërkohë, avokatja i theksoi se Depp është zotuar që ajo kurrë nuk do t’i shohë më sytë e tij.

Më pas, në seancën gjyqësore u dëgjua një tjetër audio e Johnny Depp dhe Amber Heard.

Menjëherë, ajo tha se Depp nuk do që ta shikojë atë pasi ai ndihet në faj dhe ka bërë gabime.

Ajo gjithashtu pretendoi se ai, në fakt, e kishte parë në sy disa herë pas një takimi që ata kanë patur në korrik të vitit 2016 – kur ata u përpoqën edhe të pajtoheshin.

Më tej, ajo tha se Depp ka treguar kujdes ndaj saj asokohe dhe i ka dërguar Heard numrin e tij të ri.

Pavarësisht Depp, Heard e ka parë disa herë aktorin.

Në çdo rast, duket se ajo dhe avokatët e saj mendojnë se mos hedhja e shikimit është e pakuptimtë.

Gjithsesi, Amber përfundoi dëshminë e saj. Mirëpo, ende nuk dihet nëse ndonjë dëshmitar tjetër do të thirret në gjyq për të dëshmuar.