Berisha po zhvillon një konferencë me gazetarët, pas deklaratave të Bashës se do të mbledhë Kuvendin e PD-së më 18 dhjetor.
Gjatë fjalës së tij Berisha u pyet për mungesat në Kuvend.
Ai tha se i duket më tërheqëse “Foltorja”, por sipas tij, kjo s’do të thotë që ai s’do të marrë më pjesë në Parlament.
Pyetje: Pse ke munguar në parlament?
Ke të drejtë kam munguar. Por do ashkoj. Jam përqëndruar në këtë mrekulli shqiptare e cila më ka mahnitur dhe më ka tërhequr me të gjithë qënien time, por kjo nuk do thotë se nuk do shkoj në Parlament dhe nuk do mbroj të drejtat e qytetarëve shqiptare ndaj narkoshtetit.
E vërteta është se Foltorja është disa herë më tërheqëse se debati Rama-Basha. Por kjo nuk do thotë se nuk do shkoj në Parlament.





