Gazetari i ‘News24’ Artan Hoxha plas bombën. Ai thotë se kryeministri Rama është filmuar duke hyrë e dalë nga hoteli i Klement Balilit.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Hoxha shkruan se nëse serveri i hotelit të Klemend Balilit ‘Santa Quaranta’ ka regjistruar se kush ka hyrë dhe ka dalë, aty do zbulohet se nuk janë ish-ministrat që shfaqen, por vetë kryeministri Rama. Hoxha i kërkon Ramës të japë sqarime se pse ka shkuar dhe kush e ka dërguar te hoteli i Balilit, ky i fundit ende në kërkim i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Statusi i Artan Hoxhës:
Edvin, shosha jote e grisur nuk e mbulon dot “diellin” e Metes…
Te shiti kokën e Manjanit ne tepsi, i dorëzove ne tabaka kokën e Tahirit,…
U qofte i hajrit pazari,…
Por nuk e fshihni dot se Balili ishte dhe është i Metes! Se ti nuk pate kurrë kurajën ta thuash ketë te vërtete përballe ortakut tënd dhe gjithë shqiptareve! Se nëse serveri i Santa Quaranta-s ka regjistruar vërtete ndonjë dite, kush ka hyre e kush ka dale ne te, aty nuk do dalin pamjet me ish-ministrat qe tregon Berisha ne përrallat e tij, Tahiri, Beqaj apo Klosi….por do dalësh ti vet!!!
Pse ke vajtur dhe kush te coi, pres te na e thuash ndonjë dite kur te jesh rreth zjarrit te oxhakut ne Hotel Kanione duke shijuar pastërma Cepani dhe raki Prishte servirur nga Meta….





