29 prill 2015 – Deputeti demokrat Florion Mima, djali i Prokop Mimës, kallëzoi në polici se është shqetësuar nga një telefonues i dyshimtë.
Mima, 53 vjeç, është paraqitur në policinë e Tiranës, duke deklaruar se më 26 prill një person e ka shqetësuar me numër të fshehtë.
Policia deklaroi se pas marrjes së kallëzimit materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për të nisur hetimet me akuzën e “Përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike”.
Mima ka mbajtur më parë detyrën e zv.ministrit të Financave.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





