Në Revistën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë është publikuar një studim që thotë se konsumimi i qumështit rrit rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit te gratë.
Sipas studimit, edhe sasitë më të vogla të pirjes së qumështit e rrisin rrezikun për kancerin e gjirit deri në 80%.
Ende nuk është e qartë lidhja mes produkteve të sojës dhe kancerit të gjirit, megjithatë studiuesit shprehen se ndikon niveli i lartë i kolesterolit dhe fakti se produktet shtazore prodhojnë një lloj hormoni në gjak që rrit insulinën dhe mendohet se shkakton lloje të caktuara të kancerit.





