Sheqeri është diçka që e konsumojnë çdo ditë pasi që gjendet në kafe, në çokollatë etj.

Mirëpo, një studim i ri ka zbuluar se konsumimi i sheqerit është i njëjtë si me përdorimin e disa drogave të ndryshme.

Konsumimi i sheqerit dhe abuzimi me drogë i ndryshojnë qelizat e trurit në mënyrë thuajse të njëjtë.

“Qelizat e trurit komunikojnë me njëra-tjetrën dhe me pjesë tjera të trupit dhe nëse ka ndryshim në strukturë atëherë kjo do të ndryshoj atë komunikim, duke ndikuar në sjelljen e njeriut”, thotë një nga hulumtuesit e këtij studimi, Masoor Shariff, transmeton Telegrafi.

Profesoresha Selena Bartlett, thotë se kur konsumojmë sheqer, truri jonë liron dopaminë. Dopamina gjithashtu lirohet kur përdorim drogë dhe na bën të ndjejmë kënaqësi dhe varësi ndaj asaj që kemi konsumuar.

Pas një konsumimi afatgjatë të sheqerit apo abuzimit me drogë, niveli i dopaminës bie, gjë që bën të konsumojmë sasi më të mëdha të substancës pasi që provojmë të kthejmë atë ndjenjën e kënaqësisë prapë. Kjo do të thotë se mund të vareni nga sheqeri në të njëjtën mënyrë që vareni nga drogat.

Sheqeri është faktori kryesor sa i përket mbipeshës dhe statistikat e reja bëjnë të ditur se mbi një miliard njerëz konsiderohen si mbipeshë.