Vitamina C është një nga përbërësit më të rëndësishëm për shëndetin dhe pamjen e lëkurës. Dermatologët e cilësojnë atë si një antioksidant të fuqishëm që ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, zbehjen e shenjave të plakjes dhe mbrojtjen ndaj dëmeve të shkaktuara nga dielli.
E njohur në industrinë kozmetike si acidi L-askorbik, vitamina C përdoret zakonisht në formën e serumit, duke ofruar një sërë përfitimesh për mirëmbajtjen dhe ushqimin e lëkurës:
- Reduktimi i rrudhave – Vitamina C ndihmon në rigjenerimin e lëkurës dhe neutralizimin e radikaleve të lira, duke reduktuar rrudhat dhe shenjat e para të moshës.
- Gjallëria dhe shkëlqimi – Aplikimi i përditshëm i serumit i jep lëkurës një pamje të freskët dhe të shëndetshme, sidomos pas ekspozimit afatgjatë në diell.
- Hidratimi – Vitamina C ndihmon në ruajtjen e niveleve të lagështisë dhe parandalon tharjen apo yndyrosjen e lëkurës.
- Elasticiteti – Nxit prodhimin e kolagjenit, proteinë që ruan lëkurën të tonifikuar dhe elastike.
- Zbutja e inflamacionit dhe hiperpigmentimit – Ndihmon në qetësimin e skuqjeve dhe njollave, duke përmirësuar njëtrajtshmërinë e tonit të lëkurës.
Si ta përfshini në rutinën tuaj të përditshme:
- Lani fytyrën në mëngjes.
- Aplikoni një tonik të përshtatshëm.
- Vendosni serumin me vitaminë C.
- Aplikoni kremin ushqyes dhe në fund kremin kundër diellit.