Zv.ministri i ri i Financave Besart Kadia mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku foli edhe për vendimin që mori për t’u bashkuar me qeverinë e Ramës, pasi ka qenë edhe këshilltar i kryedemokratit Basha.
I pyetur se çfarë mund të ketë parë Rama tek ai dhe se cila ishte pika e tij e fortë, Kadia tha se ai komunikon shumë mirë anglisht dhe kjo mund të ndihmojë në futjen e Shqipërisë në BE.
“Një pikë e imja e fortë, është komunikimi në anglisht… Kjo mund të ndihmojë në integrimin në BE, diskutime me njerëz të rëndësishëm…”, tha Kadia.
Ai shtoi: “Isha duke parë tv kur kam parë që kam qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Një letër për shkarkimin nga anëtarësia, tregon se sa jo profesional janë nëse nuk më dërgon mua një mesazh të paktën që je i shkarkuar. Kjo ka ndodhur para një viti për lëvizjen “Alternativa”. Unë kam patur ofertë dhe bashkëpunim me struktura të PD që më propozuan para një muaji për deputet të PD dhe më kanë kërkuar të dërgojë CV. Por procesi i përzgjedhjes së kandidatëve ishte i palogjikshëm. Në komunikimin me Z. Rama u morra vesh lehtësisht mbi atë çfarë unë përfaqësoj. Unë mendoj që nga mandat i i tretë i PS fiton e djathta. Kryetari i PD nuk mendoj se ka bërë ndonjë reformim të PD”.





