Foto: Viktima Ardit Zymeri
Kosova është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ndodhi të dielën. Ardit Zymeri, vetëm 19 vjeç, u vra me armë zjarri në Vushtrri. Sot, familja e tij ka hapur dyert e mortit ku pret e përcjell njerëz që shkojnë për ngushëllim.
Për ngjarjen është arrestuar një bashkëmoshatar i tij. Bleon Dibrani, dyshohet se është personi që ka shkrepur armën ndaj Zymerit duke i marrë jetën.
Aktualisht, policia po vijon hetimet për këtë ngjarje të rëndë. Deri më tani nuk ka një pistë zyrtare, por siç shkruajnë mediat në Kosovë, dyshohet se sherri ka nisur në shkollën që frekuentonin dy të rinjtë. Ata kanë pasur një zënkë mes tyre.
“Sherri ka nisur me fjalë “Pse m’kqyre?”, dhe ka vazhduar”, ka treguar gazetari Pleurat Salihu, duke treguar se këto informacione ia kanë dhënë qytetarët që kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes.
Të njëjtat burime shkruajnë se në rrjetet sociale ka reaguar edhe e dashura e viktimës. Ajo përmes një shkrimi shpreh dhimbjen për vdekjen e Arditit duke kërkuar falje që nuk ishte afër tij.
“Shpirti jem i bardhë, që ka me qenë me mu gjithë jetën. A pate shumë dhimbje zemra jem? Pse ai plumb s’erdhi te unë, po tek ti? Më ke thanë gjithë që duhna me qenë e fortë për gjithçka, e sot po merr kuptim kjo fjalë”, shkruan ajo.