Mes bashkiakëve dhe krerëve të pushtetit vendor në takimin e sotëm me kryeministri Edi Rama për njoftimin e operacionit të madh për Reformën në sektorin e ujit të pijshëm, ka rënë në sy mungesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Burime për "Panorama" bëjnë me dije se kryetari i bashkisë së Tiranës, e ka pasur të pamundur praninë në këtë takim të rëndësishëm, për shkak të axhendës.
Mësohet se ai është nisur për në Firenze, pasi pasdite ka të planifikuar një takim me homologun italian.





