Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me mungesën e tij në rivarrimin e Liridona Ademajt.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Pacolli shkruan se nuk ka qenë i pranishëm në ceremoninë mortore për shkak se ndodhet në një vizitë në Lindjen e largët, ndërkohë që njerëz të afërt të tij qëndrojnë pranë familjes së Liridonës.

Kujtojmë se mungesa e Pacollit në ceremoninë mortore të Liridona Ademajt nuk ka kaluar pa diskutime dhe spekulime në rrjet, teka i mëshohej fort lidhjes së tij të afërt me Naim Murselin.

Reagimi i Behgjet Pacollit:

Familjes së Liridonës iu desh të kalonte sot një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjës sime janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajë dhimbjen e një krimi të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me nënën e saj dhe nuk ishin të pranishëm sot.

Unë nuk munda të marr pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës, sepse jam në një vizitë në lindjen e larget, familjaret e bashkepunëtoret e mi vazhdojne te qëndrojnë afer familjes se Liridones dhe pas kthimit kjo vlen edhe për mua).

Unë dhe familja ime e kemi njohur personalisht Liridonën dhe kishim një miqësi të mirë me të, ajo do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë.

U prehtë në paqe Liridona dhe familja e saj të gjejë forcën për të kapërcyer dhimbjen.