Kafeja është ritual i përditshëm për shumë njerëz, veçanërisht në mëngjes, kur kërkohet një dozë energjie për të nisur ditën. Por për konsumuesit e rregullt, pas disa orësh shpesh ndodh një fenomen i njohur: “këputja” e pasdites.
Ky lodhje e papritur nuk është pa shpjegim. Sipas ekspertëve, faji bie mbi mënyrën sesi trupi reagon ndaj kafeinës. Substanca stimulon sistemin nervor duke bllokuar receptorët e adenozinës – një kimikat që ndihmon trupin të ndihet i qetë dhe i përgjumur. Kjo bën që të ndiheni më energjikë përkohësisht, por sapo efekti i kafeinës bie, trupi përjeton një “rënje”, që shoqërohet me përgjumje, vështirësi në përqendrim, dhimbje koke apo irritim.
Efekti i kafeinës zgjat rreth 6 orë në organizëm, prandaj ekspertët këshillojnë shmangien e konsumit pas mëngjesit. Nëse kafeja pihet me stomakun bosh, rritet rreziku për luhatje të sheqerit në gjak, duke përkeqësuar ndjesinë e lodhjes më vonë gjatë ditës.
Si të shmangim këtë lodhje?
Ekspertët ofrojnë disa këshilla praktike:
- Mos pini kafe menjëherë pasi zgjoheni. Prisni disa orë dhe konsumojeni së bashku me një vakt ushqimor.
- Hidratohuni mirë. Konsumoni ujë gjatë gjithë ditës.
- Siguroni gjumë cilësor. Flini të paktën 7 orë në natë për të shmangur nevojën për stimulues artificialë.
- Eksperimentoni me alternativa të tjera. Pije me më pak kafeinë, si çajrat natyralë, mund të jenë zëvendësues të mirë.
- Ushqime që rrisin energjinë. Bananet, portokallet dhe bajamet janë të pasura me lëndë ushqyese që ndihmojnë trupin të ruajë nivelin e energjisë pa efekte anësore.