Të gjithë e kemi bërë të paktën një herë: je i/e lodhur, mezi i mban sytë hapur dhe prapë nuk shkon të flesh. Rri pak më gjatë në telefon, sheh edhe një video në TikTok, dëgjon edhe një tjetër podkast, ose thjesht ulesh në heshtje dhe shijon faktin që dita më në fund ka mbaruar.
Në teori duhet të jemi në shtrat. Në praktikë, është ora 01:47 dhe ne jemi ende zgjuar. Pse?
Sepse nata është e vetmja kohë që duket vërtet e jotja
Gjatë ditës gjithçka është e organizuar: punë, email-e, telefonata, njerëz, plane. Nata, nga ana tjetër, është ndryshe sepse askush nuk pret gjë prej teje dhe mund të bësh çfarë të duash (edhe nëse ajo që zgjedh është të mos bësh asgjë).
Sepse është mënyra jonë për të marrë “kohën mbrapsht”
Shpesh qëndrojmë zgjuar natën si një mënyrë rebelimi ndaj ditës. Edhe pse e dimë që do të jemi të lodhur të nesërmen, ndjesia që kemi pak kohë vetëm për vete duket shumë më e vlefshme se disa orë gjumë më shumë.
Sepse nata ka një ndjesi tjetër
Gjithçka është më e qetë. Rrugët janë bosh, zhurmat pakësohen, edhe mendimet bëhen më të qarta. Nata krijon një lloj atmosfere që gjatë ditës është pothuajse e pamundur ta gjesh.
Sepse momentet e vogla përjetohen më mirë në heshtje
Një playlistë e mirë, një serial që po e shikon vetëm për qejf, një bisedë e gjatë me dikë që të pëlqen. Janë këto aktivitete që gjatë natës duken pak më të bukura. Edhe detajet që zgjedhim për veten në këto momente, një filxhan çaji, një dritë e ngrohtë dhe qetësuese, apo edhe një alternativë pa tym si IQOS, nëse je përdorues, që nuk e prish qetësinë e ambientit – bëhen pjesë e kësaj atmosfere të qetë që na pëlqen.
Sepse nuk duhet të shpjegojmë asgjë
Natën nuk ke nevojë të jesh produktiv/e apo i/e organizuar. Mund të rrish zgjuar thjesht sepse do.
Tekefundit, nuk është aspak çudi që na pëlqen nata, sepse është i vetmi moment që duket pak më i ngadalshëm, pak më i qetë dhe për disa orë, vetëm i yni.





