Një sherr për motive të dobëta është mbyllur me plagosjen e një 52-vjeçari në Durrës dhe arrestimin e autorit të ngjarjes.

Plagosja me thikë e shtetasit S.Dh. 52 vjeç u regjistrua në orën 20.50, në lagjen nr.18.

Ndërkohë, DurrësLajm mëson se autori i plagosjes, 36-vjeçari B.Xh. i vënë në pranga vetëm pak minuta pas ngjarjes, ka deklaruar para hetuesve se e kreu krimin, pasi viktima i ngacmonte gruan. 

“U zumë se me ngacmonte gruan. Debatuam dhe më pas në grindje e sipër e godita”, mësohet të ketë deklaruar para policëve 36-vjeçari.

Ndërkohë i plagosuri S.Dh. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka sekuestruar nën cilësinë e provës materiale thikën me të cilën u krye plagosja. Hetuesit po punojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes.