Deputetja e Durrësit Edlira Hyseni ka publikuar këtë të diel foto të një skulpture të vendosur përgjatë shëtitores “Taulantia”. Duket se deputetes nuk i ka pëlqyer vepra e artit, ndërsa e shoqëron postimin e saj me një ironi të hollë.

“Une di qe nga deti dalin sirena te bukura.. apo personazhe historish madheshtore.. pse ne Durres mberrijne te lodhur e te shemtuar .. ?”,- shkruan Hyseni.

Kujtojmë se më 28 nëntor, zbulimi i skulpturave të Skënderbeut dhe Adem Jasharit ndezi një debat të fortë në të dy anët e kufirit, pasi portretizimi i fundit i këtyre figurave historike ishte shumë larg perceptimit të formuar në popull për vite me radhë. Gjatë atyre ditëve, u zbulua se skulptura e Adem Jasharit ishte realizuar nga një berber, që kishte pasion skulpturën.