Spanjë, 22 gusht 2014 – Ish- Miss Spanja u bë e para fituese e këtij kompeticioni që deklaron se është homoseksuale.
Patrician Yurena e zbuloi seksualitetin e saj duke postuar një foto e shtrirë në krevat me të dashurën, Vanesa Klein, një DJ dhe këngëtare spanjolle.
Fotoja, e titulluar “Romeo dhe Zhuljeta” është kthyer në hit në internet.
“Nuk më vjen keq për çfarë kam bërë. E kam bërë këtë sepse jam e lumtur për atë që po ndodh në jetën time,” tha ajo.
Ajo pason Miss Kentaki në SHBA, Djuan Trent, që deklaroi në fillim të vitit se është homoseksuale.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





