Qeveria shqiptare duket se ka hequr dorë nga përpjekjet për ekstradimin e Françesko Beketit.
Shteti shqiptar ka ngritur ndaj biznesmenit italian akuza për mashtrim, falsifikim dhe pastrim parashë që kanë të bëjnë me një skemë të dështuar për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit.
49-vjeçari ka mohuar akuzat dhe avokatët e tij thonë se çështja është e motivuar politikisht.


