Një burrë që po ngacmonte një peshkaqen të vogël duke e kapur nga bishti, ka mbetur i lënduar kur peshkaqeni reagoi duke e kafshuar.

E gjithë skena është kapur në video, ku duken dy burra që përpiqen të tërheqin në breg një peshkaqen të vogël në plazhin Rajtsvill, në Karolinën e Veriut.

Njëri nga burrat e tërheq peshkaqenin nga bishti, por ai i shpëton nga duart dhe largohet paksa. Burri nuk heq dorë dhe e kap sërish nga bishti. Kësaj radhe, peshkaqeni kthehet duke e kafshuar në dorë.

Gjaku dallohet qartë në ujë, ndërkohë që burri kthehet në breg me shpejtësi.