Të flesh me flokët e njomë është shumë herë më e dëmshme nga ç’mund ta merrni me mend.

Ja pasojat

Dhimbje koke: Fjetja me kokën lagur mund të shkaktojë dhimbje koke. Kjo ndodh pasi gjatë gjumit temperatura e trupit rritet duke krijuar një çrregullim ndërmjet temperaturës së sipërfaqes së skalpit dhe lagështisë së flokëve. Me siguri të nesërmen në mëngjes do të zgjoheni me dhimbje koke.

Infeksione: Jastëku është ajo pjesë e shtrojës ku akumulohen bakteret, qelizat e vdekura të lëkurës, vajërat e trupit të njeriut dhe papastërtitë e tjera nga mos pastrimi i grimit. Kontakti i drejtpërdrejtë i flokëve të lagura me jastëkun krijon terrenin perfekt për zhvillimin e infeksioneve të ndryshme që stimulohen edhe nga përmbajtja yndyrore e balsamit që keni në kokë.

Këputja e flokëve: Shpheshherë themi që rënia dhe këputja e flokëve ndodh si pasojë e një diete ushqimore të varfër, por ky nuk është justifikimi i duhur. Fjetja me flokë të lagur ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë fenomen. Kur flini me flokë të lagur dhe aq më tepër të pakreur, flokët ngjiten me njëri-tjetrin dhe këputen pasi folikula është e dobët.