Pijet e gazuara pa sheqer kanë sheqerna artificiale si aspartame që janë të lidhura ngushtë me obezitetin dhe diabetin.

Pavarësisht mitit që thotë se pijet dietike janë më të shëndetshme, ekspertët tregojnë që ato janë aq të pashëndetshme sa pijet e gazuara normale. 

Ata thonë se fëmijët janë më të rrezikuarit nga sëmundjet sepse konsumimi i pijeve dietike në moshë të hershme mund të shkaktojë çrregullime që i përcjellin gjatë gjithë jetës.

Zakonisht konsumuesit më të mëdhenj të pijeve pa sheqer janë personat që kanë krijuar varësi nga ndonjë pije me përmbajtje të lartë të sheqerit dhe prandaj i konsiderojnë pijet dietike si "opsion të shëndetshëm".