Dita nuk mund të nisë mbarë për shumë njerëz në qoftë se nuk pinë kafenë e mëngjesit. Por nëse e pini me stomakun bosh, po i shkaktoni një dëm shumë të madh shëndetit tuaj.
Stomaku përmban acid hidroklorik, i cili shpërbën ushqimin dhe proteinat, si dhe shërben po ashtu për të balancuar nivelin e acideve gastrike në trupin e njeriut. Në momentin që pini kafe me stomakun bosh, acidi hidroklorik gërryen stomakun, shkaton urth dhe ulçër.
Si pasojë e mos-shpërbërjes së proteinave, do të keni djegie stomaku dhe inflamacion të zorrës së trashë. E konsumuar esëll ajo shkakton rrahje të çrregullta të zemrës, ankth, luhatje humori si dhe ndikon tek tensioni i gjakut.
Ekspertët e shëndetit publik rekomandojnë që të pini kafe pasi të keni ngrënë ushqim dhe jo menjëherë pas zgjimit nga gjumi. Kafeja ka veti dehidratuese, prandaj këshillohet gjithmonë ta shoqëroni me një gotë ujë.