Dondaldi ka dhënë një shpjegim në lidhje me raportin e tij të krijuar me Beatrix dhe marrëdhënien që ai kishte jashtë shtëpisë së ‘Big Brother Vip’ me moderatoren Bora Zemani.
Ai u shpreh se ishte një histori shumë e bukur, por ka 8 muaj që i ka dhënë fund kësaj lidhje, ndërsa shton se pasi i dërgoi varësen Borës për përvjetorin e tyre priti një shenjë nga ajo, që nuk erdhi kurrë!
Donaldi thotë se i ka pëlqyer shumë tipi i Beatrixës që në fillim por nuk ja ka pranuar vetes, duke menduar për njeriun jashtë, Borën!
Pas fjalëve të Donaldit, një reagim i ashpër ka ardhur nga opinionisti Arbër Hajdaraj, i cili tha se Donaldi ka humbur të gjithë pikët, ndërkohë që shton se minimumi që duhet të bënte ishte ti vinte kapakun marrëdhënieve që kishte jashtë për të nisur një të ri brenda.
Arbri: Donaldi ka humbur gjithë pikët te unë. Të gjitha këto ngjarje janë zhvilluar për 30 ditë. Mendoj se një vajzë që vjen dhe të puth në sy të gjithë Shqipërisë dhe vendos ti çosh një varse, nëse e dashuron këtë vajzën, pavarësisht problemeve që ke vendos ti diskutosh jashtë… Shikojmë që mënyrën si zgjodhe të bësh gjërat është e gabuar, minimumi që mund të bëje është ti veje kapakun me gjërat që kishe me vajzën jashtë.
Donaldi: Kur t’ja vija kapakun?
Arbri: Ti dërgove varse dhe i ke dhënë shpresë. Kur kuptove që pëlqen një vajzë tjetër pse nuk i shkruajte një letër, ndërkohë që erdhi dhe të puthi para gjithë shqiptarëve. Mund të kishe gjet një mënyrë dhe i dërgoje një letër, që të shpjegoje pse s’doje të vazhdoje vajzën.
Donaldi: S’mjafton fakti që unë kam thënë që jam single?
Arbri: Të dërgosh një varse jashtë çfarë do të thotë?
Donaldi: Ka qenë një histori e bukur që kam pasur.
Arbri: Vras mendjen ku është respekti këtu? Aq më tepër që personi është një person publik, se çfarë bën ti? Do kisha dasht t’ju kisha parë të diskutonit, ju kam parë që më shumë shikoni njëri tjetrin!