Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur Prevallën për të pushuar. Nga aty ka postuar edhe një video teksa përshkon ujin e ftohtë, një terapi siç e quan me ujë bore.

Por përveç kësaj, ai ka edhe një mesazh politik e ndryshe nga herët e tjera, apeli i Metës nuk është për kryeministrin Rama, por për të tjerë që bëjnë si të paanshëm.

Mirëmëngjes të dashur miq!
Pas një terapie me ujë bore, më lindi një pyetje që dua ta ndaj me ju, dhe që u drejtohet atyre të cilët bëjnë si të paanshëm, pasi kanë shkëlqyer me njëanshmërinë e tyre, duke ia kaluar dhe Kryeministrit tonë, i cili në fund të fundit përfaqëson një anë politike: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar?
Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?
Ju uroj një fundjavë të mbarë!