Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja në Durrës, ku Armando Duka presidenti i FSHF është kërcënuar nga presidenti i Klubit “Iliria”, dy futbollistë dhe disa persona të tjerë.

Në lidhje me ngjarjen janë vënë në pranga presidenti i klubit “Iliria”, Nazmi Selmani, dy futbollistët, Santiano Selmani e Brajan Selmani dhe shtetasit Redian Loci e Petrit Selmani.

Presidenti i klubit “Iliria” ka kërcënuar Dukën se pse nuk i merr djalin te Kombëtarja.

Bëhet fjalë për Gentian Selmanin, portierin e ekipit të Tiranës.

Në mesazh, Nazmi Selmani i shkruan të Dukës, të pyesë bashkëshorten dhe fëmijët, nëse ai i ka bërë ndonjëherë të qajnë.
“…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…”, shkruan ai.

Kujtojmë që Gentian Selmani ka qenë pjesë e të gjitha moshave të Shqipërisë, ndërsa ka bërë edhe katër paraqitje me kombëtaren A.

Lexo edhe: