Ministrja e Arsimit Besa Shahini u pyet në faqen online të emisionit “Dritare me Rudinën” se përse nuk paguhet stazhi i Mësuesisë. Shahini tha se stazhi nuk paguhet, për shkak se mungon buxheti i mjaftueshëm.
“E kuptoj shqetësimin në fjalë. Stazhi i Mësuesisë nuk paguhet aktualisht nga Ministria e Arsimit. Në fakt ndodh për shkak se buxheti i shtetit shqiptar kaq mundësi ka. Ndoshta mund të jetë një moment i dytë kur buxheti shqiptar të jetë më mirë dhe të rregullohet, duke paguar Ministria”, tha Shahini.





