Pavarësisht miqësisë së tyre, Rozana Radi nuk ka qenë prezente mbrëmjen e djeshme në dasmën e moderatores Fiori Dardha. Por pavarësisht kësaj, nuk ka munguar urimi i këngëtares për të.

“Dy gjëra na bëjnë të lumtur në jetë, dashuria dhe e qeshura! Të kam parë adoleshente para shumë vitesh, grua e nënë dje dhe nuse sot! Nuk kishte se si te mungonte urimi im në ditën tënde . Babai më ka mesuar që të kesh miq duhet t’i shohësh në sy e t’i falenderosh që ekzistojnë! 
Qofshi përherë të lumtur dhe uroj ta thërrisni njëri-tjetrin deri sa të thinjeni zemër!”- shkruan ajo në Instagram.

Me siguri që Rozi do të ketë patur ndonjë angazhim shumë të rëndësishëm, pasi përndryshe nuk do të mungonte në dasmën e mikes së ngushtë.