Emri i ish-futbollisit Lorik Cana ishte një ndër të përfolurit se mund të ishte një nga konkurentët e Big Brother VIP. Por, në shtëpi hyri një Cana tjetër, kushëriri i parë i tij, Graniti.
Në internet pati disa spekulime edhe mbi arsyen e refuzimit të tij. Por si qëndron e vërteta e ftesës për të hyrë brenda BB? Lidhur me këtë, Lorik Cana foli gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.
“Asnjëherë nuk më kanë ftuar për të qenë në Big Brother. Nuk është në profilet e mia dhe nuk do të kisha plan për të qenë pjesë e programit. Kam komunikuar me produksionin për t’u futur brenda kur ishte djali i axhës tim, për t’i bërë një surprizë.
Nuk e kam bërë se doja që ai të bëjë rrugëtimin e vet, që të mos thuhej se u fut aty për Lorikun dhe do të vazhdojë prej meje.”, tha ai.