Këngëtarët Silva Gunbardhi dhe Mandi Nishtulla janë përplasur në ‘Shihemi në Gjyq’ në Tv Klan për të drejtat e këngës ‘Të ka lali shpirt’.

Mandi Nishtulla ka akuzuar kolegen e tij se e ka shitur këngën bashkë me Alfred Sulën (i cili kishte edhe studion muzikore) në 30 vende të Evropës. Madje sipas Mandit, e kanë dërguar edhe në Afrikë, te një kolegia e tij.

Nga ana e saj, këngëtarja Silva Gunbardhi ka reaguar duke thënë se nuk e ka shitur këngën dhe nuk mund të shiste një këngë që nuk mbante emrin e saj.

Përplasja në emision: 

Mandi Nishtulla: Silva e di sa kemi dhënë ne për atë këngë, në çdo muaj i kam parapagesat këtu. Ty të kam motër se ke pranuar të vish. Pagesa ime është 5 mijë dollarë në muaj. E di çfarë dua të them që na kanë vjedhur të drejtën mua dhe ty.

Silva Gunbardhi: Unë e kam problem kur më bëjnë hajdute mashtruese, që kam bërë vila. Nuk vuaj unë për lekë Mandi.

Mandi Nishtulla: Janë miliona klikime Silva.

Eni Çobani: Tani do flasim për kontratat, Silva ke firmosur dhe ke marrë 10 për qind. 40 për qind të kësaj kënge i merr Alfred Sula dhe 50 për qind i merr firma Akromax. Tani Mandi dhe Silva para se të merrni vendime duhet të lexoni ligjin, Silva është vetë me formim ligjor ndërsa Mandi jo. Mandi ka përgjegjësinë e madhe që ka krijuar një këngë dhe sot nuk ka një kontratë që të mbrojë të drejtën e tij. Më në fund u desh tani ky fillimviti që të dalë kjo. Çfarë thotë ligji Alfred i dashur dhe më sigurove që ‘unë kam marrë të gjitha të drejtat e sigurimit dhe përdorimit nga z. Mandi. Po të bëj një pyetje publikisht, nuk ke pranuar të flasësh në telefon.

Mandi Nishtulla: Sepse është një hajdut i jashtëzakonshëm.

Eni Çobani: Të lutem, ky zotëria që juve thoni që nuk ka asnjë të drejtë por me një kontratë të Akromaksit dhe me një firmë të babait të tij Pëllumbit, ka firmosur shitjen e kësaj kënge si autor i kësaj kënge një këngëtareje me famë në bullgari, Dezis Slava. Mandi më siguron që kënga është shitur por nuk është shitur vetëm në Bullgari.

Mandi Nishtulla: Në 28 vende të Evropës e kanë shitur.

Eni Çobani: Por është shitur edhe në Rumani. Mandi pretendon se është shitur në 28 vende

Ardit Gjebrea: E kanë shitur ata?

Mandi Nishtulla: Po ata e kanë shitur

Ardit Gjebrea: Ah ti ia dhe vetëm bullgarit!?

Eni Çobani: Vetëm Rumanisë dhe Bullgarisë ia ka dhënë Mandi. Si është e vërteta e kësaj?

Silva Gunbardhi:: E vërteta është që Alfred Sula, kur unë u shqetësova shumë se kam muaj që akuzohem si hajdute, falsifikatore, si mashtruese

Mandi Nishtulla: Të kërkoj ndjesë se vetëm më ke dhënë të drejtë. Kemi pasur edhe shaka bashkë, ti e di çfarë shakash kemi pasur

Silva Gunbardhi: Kam qenë gjithmonë serioze dhe me të drejtën.

Mandi Nishtulla: Po thua gënjeshtra se nuk je e drejtpërdrejtë.

Silva Gunbardhi: Çfarë kam bërë unë që të akuzohem si mashtruese, hajdute kam blerë vila dhe akuza të tilla të rënda.  Jam akuzuar se kam vjedhur Mandin.

Mandi Nishtulla: Atje njihet Mandi Nishtulla.

Silva Gunbardhi: Mi ka marrë lekët ajo gaxhia, ajo e bardha.

Mandi Nishtulla: Po pse ofendon ashtu, unë s’të ofendova? Pse po thua tani që po bën dallim racial.

Silva Gunbardhi: Ah kaq të rënda kanë qenë fjalët e tua sa sot prekesh Mandi! Sepse kështu the që nuk marr lekë se jam i këtij komuniteti, jam me ngjyrë tha. E ktheu në raciale!

Mandi Nishtulla: Ti dhe Alfred Sula ke shitur këngën në 30 vende të Evropës, madje deri në Afrikë te Saho, te kolegia ime.

Silva Gunbardhi: Kur nuk ka emër aty; Silva Gunbardhi, si ta shes këngën mo Ardit ? Ma tregon pak këtë logjikën e Mandit?

Ardit Gjebrea: Nuk e ka shitur Silva këngën.

Mandi Nishtulla: Po kush e ka shitur këngën?

Silva Gunbardhi: Studiot…

Mandi Nishtulla: Ti marrke 10 për qind prej Alfredit dhe nuk e marrke prej këngës.

Silva Gunbardhi: Më thanë Silva do firmosësh se do lekë Mandi, po le t’i marrë lekët Mandi. Më bëhet qejfi!

Mandi Nishtulla: Pse nuk ma dhe të drejtën kur ishte 20 milionë klikime kënga. Fol me mua, kur ishim te Sheratoni….